
-
Fushë Kosovë
- 381 (0) 38 601 222
- www.kosmontefoods.com
- Every day
- 7:00 AM to 6:00 PM
- https://www.facebook.com/KosmonteFoods
Kosmonte Food’s
Ndërmarrja jonë gjendet në magjistralen Pishtinë – Fushë Kosovë. Ndërmarrja jonë deri më tani numëron rreth 22 kompani internacionale me të cilat ka krijuar një bashkpunim të mire dhe ato kompani janë: Zott, Gebrüder Woerle, Bayernland, Karwendel, Ferrero, Perutnina, Greisinger, Kosaki,Capri Sonne, Viotros, Nordex Food, Frenzel, Gedimex, Mokate, Bergader , Vindija, Nase Klasje etj, prej të cilave 3 top furnitorët tanë të radhitura sipas qarkullimit janë Zott, Perutnina dhe Bayernland. Kosmonte Foods në Kosovë tani numëron rreth 3000 konsumatorë në tërë territorin e saj, duke filluar nga Marketet,Qendrat Tregtare, Depo me shumicë, Hoteleri, Restaurante, Kafiteri, qerdhe të fëmijëve etj, për të cilët kujdeset dhe i furnizon çdo ditë me produkte të freskëta.
Ndermarrja Kosmonte Foods Sh.p.k. ka filluar punën në Mars të vitit 2000, në atë kohë me një numër të vogël artikujsh dhe për një kohë relativisht të shkurtër është bërë e njohur si udhëheqëse e distribuimit të produkteve ushqimore në tregun e Kosovës, duke filluar nga viti 2006 në tregun e Shqipërisë dhe së fundmi nga viti 2007 edhe në tregun e Dubait. Duke u nisur nga produktet më elementare të qumështit dhe të mishit deri tek produktet më të veçanta, Kosmonte Foods operon si një kompani që merret me import dhe distribuim të këtyre produkteve. Që nga muaji Gusht i vitit 2012 kompania Kosmonte Foods gjithashtu ka hapur filialin e saj në Düsseldorf të Gjermanisë e cila i mundëson blerjen dhe shpërndarjen e asortimenteve më delikate ( në pergjithësi produktet e freskëta ) dhe është një urë lidhëse për të gjitha kompanitë e distribuimit në shtetet në të cilat operon kjo kompani.
Që nga fillimi i punës Kosmonte Foods Sh.p.k. ëshë orientuar drejtë importit dhe distribuimit të produkteve ushqimore të cilësisë së lartë, çmimit të arsyeshëm, prezencën përmanente në treg me qellimin kryesor për të përmbushur kerkesat e konsumatorit, gjë që ka ndikuar zhvillimin dhe suksesin e kësaj ndërrmarje.
Me produktet tona ne i dedikohemi të gjitha grup moshave, pasi ofrojmë një gamë të gjërë të produkteve, si qumësht, mish, perime të ngrira, patate të ngrira, çaj, kafe, pije dhe produkte të tjera ekskluzive.
Konsumatorët luajnë një rolë shumë të veçantë, pasi ne dëshirojmë ti përmbushim kërkesat e tyre me produktet tona dhe me këtë ju mundësojmë inormacionin e duhur mbi produktet e shëndetshme ushqimore dhe njëherazi edhe cilësinë e lartë të aktiviteteve distributive në të gjithë teritorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Dubait.
Kemi krijuar rrjetin e shpërndarjës së produkteve, jemi prezent në shumicen e pikave të shitjës dhe dallohemi nga të tjerët pasi konsumatorëve tanë ju ofrojmë produkte nga më të ndjeshmet ndaj kjo na bën të veçantë.
Misioni i ndërmarrjës sonë është “ Të jetë gjithmonë lider në ofrimin e produkteve superiore duke ju ofruar konsumatorëve të saj produkte me cilësi të lartë dhe të garantuar ” ndërsa vizioni ynë është “ Të punojmë që ta mbajmë premtimin ndaj konsumatorëve“.
0 KOMENTE
YOU MUST LOGIN TO SUBMIT A REVIEW